Edhe notari i njohur ukrainas dëshiron t’i bashkohet luftës

Sporti

Edhe notari i njohur ukrainas dëshiron t’i bashkohet luftës

Më: 2 mars 2022 Në ora: 11:04
Edhe notari i njohur ukrainas dëshiron t’i bashkohet luftës

Lista e sportistëve ukrainas që po i bashkohen luftës kundër Rusisë sa vjen e rritet.

Mykhailo Romanchuk, notar i njohur ukrainas e ka ndërmend t’i bashkohet ushtrisë për ta mbrojtur atdheun.

Ai është i gatshëm të qëndrojë në vijën e parë të frontit për ta luftuar agresorin rus.

Këtë e ka bërë të ditur rivali i tij i madh në pishinë, Gregorio Paltrinieri.

“Është një situatë absurde, dëgjohem me të çdo ditë. Ai jeton në periferi të Kievit, dje më ka thënë se po zhvendosej sepse po i ndien sirenat. Ai ndërkohë dëshiron të luftojë për vendin e tij, besoj se tashmë është organizuar për të bërë këtë”, deklaroi notari italian.

Ushtrisë ukrainase më herët i janë bashkuar edhe vëllezërit Klitschko, ish-kampionë të botës dhe kampioni aktual i botës në boks, Usyk.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat