Të mërkurën e të enjten janë zhvilluar ndeshjet e raundit të parë të Kupës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve.
Skuadrat favorite kanë avancuar në raundin e dytë, përkatësisht në çerekfinale.
Vëllaznimi fitoi 38:22 ndaj Prizrenit, kurse Llapi e mposhti Vushtrrinë me shifrat 41:27.
Ndeshjet e tjera u luajtën të enjten mbrëma.
Prishtina fitoi ndaj Ulpianës së Lipjanit me rezultat 56:28. Deçani fitoi 32:22 ndaj Istogut, kurse në “Minatori”, Trepça e mposhti Drenicën me rezultatin 57:32.
Garën prej Kupë prej raundit të dytë e nisin Kastrioti e Besa Famgas. Tutje ka avancuar edhe Rahoveci.,