Jimmy Connors jep lajmin e keq

Tenis

Jimmy Connors jep lajmin e keq

Nga: B.S. Më: 20 nëntor 2026 Në ora: 17:06
Lufton kundër kancerit – Jimmy Connors.

Legjenda e tenisit, Jimmy Connors, ka zbuluar se është diagnostikuar me kancer. Ish-numri një i botës dhe fituesi i tetë titujve Grand Slam e bëri publik lajmin në podcastin e tij të përbashkët me djalin, Brett.

“Kanë kaluar tashmë gjashtë javë. Kisha kancer në vesh”, deklaroi 74-vjeçari, duke treguar para kamerës veshin e majtë të mbuluar me fasha.

“Po e rindërtojnë. Do t'ju tregoj rezultatin përfundimtar kur gjithçka të jetë gati”, shpjegoi ish-tenisti amerikan.

Connors konsiderohet një nga emrat më të mëdhenj në historinë e tenisit. Gjatë karrierës së tij, nga vitet 1970 deri në mesin e viteve 1990, ai fitoi tetë tituj Grand Slam:

5 herë US Open.

2 herë Wimbledon.

1 herë Australian Open.

Amerikani mban ende rekordin për numrin e turneve të fituara në karrierën profesionale, me 109 tituj, përpara Roger Federer, i cili e mbylli karrierën me 103 trofe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat