Hendbollistet e Kombëtares U17 të Kosovës grumbullohen të dielën në Ferizaj, ku do të përgatiten për ndeshjet kualifikuese për Euro 2027.
Kryetrajneri i kësaj grupmoshe, Faruk Shala, ka shpallur të premten listën e lojtareve të ftuara. Shumica prej tyre janë të klubeve të vendit tonë.
Kjo gjeneratë tashmë ka pasur disa grumbullime e po ashtu aktivitete ndërkombëtare.
Kosova U17 është pjesë e Grupit B së bashku me Maqedoninë e Veriut, Lituaninë dhe Greqinë.
Ndeshjet luhen në Shkup prej 27 deri më 29 nëntor. Udhëtimi i Kombëtares sonë për në Maqedoni të Veriut bëhet më 26 nëntor.
Në kualifikime janë katër grupe. Dy të parët nga secili grup kualifikohen në Evropian. Biletën e siguron edhe Kombëtarja më e mirë e pozitës së tretë.