Njëmbëdhjetë vjet pasi u tërhoq nga futbolli pas një periudhe të shkurtër me Fluminense-n në Brazil legjenda e futbollit Ronaldinho pritet të rikthehet në futbollin profesionist këtë të diel, në moshën 46-vjeçare!
Ai i është bashkuar klubit italian të kategorisë së tretë, Ravenna, si lojtar dhe aksionar, me synimin për të shënuar golin e tij të 300-të në karrierën profesioniste.
Ai u prezantua si lojtar i Ravenna-s në muajin qershor, por u deshën edhe pesë muaj të tjerë që ai të ishte në prag të debutimit të tij.
Siç është bërë e ditur, qëllimi është shënimi i golit të 300-të në karrierë, duke qenë se legjenda braziliane u tërhoq në vitin 2015 me 299 gola të shënuar.
Ravenna luan kundër Forlì-t të dielën në shtëpi, në stadiumin “Bruno Benelli” në orën 16:30.