Pa befasi në raundin e parë

Hendboll

Pa befasi në raundin e parë

Më: 20 nëntor 2026 Në ora: 15:30
Emblema e FHK-s

Mesjava ishte e rezervuar për ndeshjet e raundit të parë të Kupës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave.

Nuk kishte ndonjë befasi dhe skuadrat e Superligës avancuan në çerekfinale.

Samadrexha e fitoi 63:23 ndeshjen ndaj Trepçës dhe avancoi tutje. Shumë gola shënoi edhe Shqiponja, që mposhti Vëllaznimi me 51:13.

Bindës ishte edhe Istogu ndaj Dukagjinit, 54:18. Tutje avancoi edhe Ferizaj, që mposhti Vjosën me rezultatin 39:22.

Besa e Pejës fitoi ndaj CLICK-ut (36:22), kurse Tereza mposhti KEK-un (38:33).

Ndeshja mes Ulpianës dhe Prizrenit zhvillohet më vonë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat