Agjencia “Republika” e aranzhuar nga KOK-u: Më së shumti publikime nga gazeta “Bota sot” për ekipin olimpik të Kosovës

Sporti

Agjencia “Republika” e aranzhuar nga KOK-u: Më së shumti publikime nga gazeta “Bota sot” për ekipin olimpik të Kosovës

Më: 26 maj 2022 Në ora: 18:17
Gazeta “Bota sot” kryeson bindshëm

Agjencia e komunikimit “Republika” e aranzhuar nga KOK-ut, e ka zgjedhur gazetën “Bota sot” që ka publikuar më së shumti artikuj për ekipin olimpik të Kosovës.

“Rreth 8.2 milionë euro është vlera e promovimit që i është bërë Kosovës, bazuar në raportin e monitorimit të mediave vendore dhe ndërkombëtare për LO Tokio 2020,

Komiteti Olimpik i Kosovës ka bërë monitorimin e mediave vendore dhe ndërkombëtare të shkruara dhe elektronike, përfshirë këtu rrjetet sociale, për raportimin e tyre për ekipin olimpik të Kosovës gjatë Lojërave Olimpike Tokio 2020.

Image

Monitorimi, i bërë në shumë gjuhë të huaja, u realizua nga agjencia e komunikimit Republika, ndërsa hulumtimi përfshin periudhën 1 korrik 2021 deri më 31 gusht 2021.

Në monitorim u përdorën fjalët kyçe të ekipit olimpik të Kosovës,  përfshirë edhe trajnerët, drejtuesit e KOK-ut, si dhe emri i Komitetit Olimpik të Kosovës.

Image


Rezultatet e dala janë mbresëlënëse, falë edhe suksesit të dy medaljeve të arta olimpike të fituara nga Distria

Krasniqi dhe Nora Gjakova, të cilat prijnë për nga numri i publikimeve në mediat ndërkombëtare, ashtu edhe në ato vendore.

Mbi 820 artikuj janë prodhuar për ekipin olimpik të Kosovës vetëm në mediat ndërkombëtare dhe qindra të tjera nga mediat vendore dhe të Evropës Juglindore.

Gjithsej 812 është numri i mediave ndërkombëtare të cilat kanë shkruar për suksesin e KOK-ut, përfshirë mediat e mëdha si: BBC, Forbes, The Guardian, USAToday, Reuters (pesë herë), Olympics (10 herë), Xinhuanet.com, CNN, APNews (shtatë), Bluewin.ch (21) etj.

Në mediat vendore, më së shumti publikime janë bërë nga BotaSot.info, FrontOnline.net, KlanKosova.tv, GazetaExpress.com, lajmi.net, etj, ndërsa top-tre autorët me shkrime dhe kronika janë: Andi Shabani, Haris Ademi dhe Arben Berisha.

Në shtetet e huaja, Kosova më së shumti është promovuar në Brazil, me 153 publikime, Rusi me 144, SHBA me 88 etj, shkruan në faqen e Komitetit Olimpik të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat