Bajrami shpreson që Elmedina të kthehet me medalje nga Kampionati Ballkanik 

Sporti

Bajrami shpreson që Elmedina të kthehet me medalje nga Kampionati Ballkanik 

Nga: K. G. Më: 2 nëntor 2022 Në ora: 16:18
Bajrami bajrami dhe Elmedina Ahmeti

Karateistja Elmedina Ahmeti është e përgatitur maksimalisht për Kampionatin Ballanik, që do të mbahet në shtetin malazez.

Trajneri i KK Fituesit të Ferizajt, Bajram Bajrami, shpreson që Elmendina do të kthehet me medalje.

“Elmedina Ahmeti, mjeshtre e brezit të zi në sportin e karatesë, nesër do të udhëtojë me përfaqësuesen për në Kampionatin Ballkanik, i cili mbahet në Tivar të Malit të Zi.

Juniorja Elmedina Ahmeti, Anëtare e KK Fituesit, medaliste në Kampionatin e Kosovës, e cila u kualifikua në Kampionatin Ballkanik. Ky kampionat është i pari për Elemdinën dhe ne presim paraqitje të mirë drejt zhvillimit të saj dhe rritjes së cilësisë së saj si garuese.

Urojmë që të ketë fat sportive dhe të kthehet me medalje”, ka shkruar Bajrami në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat