Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministri në detyrë i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku dhe zëvendësministrja në detyrë, Daulina Osmani dhe bashkë me kryetarin e Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, vendosën gur themelin e pishinës gjysmolimpike, në këtë komunë.
Pishina gjysmolimpike ka një vlerë investimi afër katër milionë euro, prej të cilave afër tre milionë e gjysmë euro janë investim nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, kurse pjesa tjetër investim i Komunës së Podujevës.
Sipërfaqja e gjithmbarshme e ndërtimit do të jetë 4556 metra katrorë. Hapësirat përfshijnë përdhesen, katin e parë dhe podrumin. Në kuadër të këtij projekti parashihet ndërtimi i një pishine për not profesional dhe garues, një tjetër për fëmijë dhe hapësira tjera përcjellëse për rekreacion dhe gastronomi.
Ai falënderoi kryetarin e Komunës së Podujevës Shpejtim Bulliqi dhe ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çekun, për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm.
Kjo do të jetë pishina e dytë publike gjysmolimpike në nivel vendi, pas asaj në Komunën e Deçanit.