Karatesë i shtohen edhe katër mjeshtre, Dhurata Alilaj, Reina Bejta, Elma Ahmeti dhe Rinesa Zenuni.
Dy janë nga KK Lybeteni i Ferizajt (Dhurata Alilaj dhe Reina Bejta) dhe dy ga KK.Fituesi i Ferizajt (Elma Ahmeti dhe Rinesa Zenuni).
Është një sukses i madh për qytetin e Ferizajt.
Raif Musa, trajner i KK Lybetenit, mburret me të arriturat e vashave të tij.
“Nga sot, qytetit të Ferizajt iu shtuan katër mjeshtre të reja të karatesë, duke e ngritur edhe më lart fuqinë dhe vlerën e femrës në sportin tonë fisnik.
Dy nga klubi ynë KK Lybeteni: Dhurata Alilaj dhe Reina Bejta, si dhe dy nga KK Fituesi: Elma Ahmeti dhe Rinesa Zenuni, me përkushtim, punë dhe diciplinë e fituan gradën Shodan, brezin e parë të mjeshtërisë.
Ky është një hap i rëndësishëm në fuqizimin praktik të vajzave tona në karate, një dëshmi e rrugës së drejtë dhe e përkushtimit të vazhdueshëm që klubet tona po ndjekin në formimin e brezave të rinj, pa dallim gjinie.
Karateja në Ferizaj po ecën përpara, me themel të fortë dhe me vizion të qartë për të ardhmen”, thotë Musa.