Bunkeri i famëkeqit Tito që kushtoi 4.6 miliardë dollarë, ja çfarë pa legjenda e sportit shqiptar 

Sporti

Bunkeri i famëkeqit Tito që kushtoi 4.6 miliardë dollarë, ja çfarë pa legjenda e sportit shqiptar 

Nga: K.G. Më: 26 shkurt 2026 Në ora: 19:51
Shaban Tërtena brenda bunkerit

Në Bosnjë dhe Hercegovinë është bunkeri i madh dhe i ndërtuar nga famëkeqi Tito. 

Sportisti më i mirë shqiptar i të gjitha kohërave, ish mundësi i mirënjohur Shaban Tërstena, kampion olimpik në vitin 1984 dhe nënkampion olimpik në vitin 1988, sot e ka vizituar këtë bunker dhe ka treguar se çfarë pa brenda.

“Unë me Imerin ishim në vizitë.

Image

Pamje

Ju përshëndes nga Konjic.

Bunkeri Atomik në Konjic, i njohur si ARK D-0 ose “Bunkeri i Titos”, është një nga objektet më sekrete të ish-Jugosllavisë, i ndërtuar gjatë Luftës së Ftohtë për të mbrojtur udhëheqjen kriminelet shtetërore nga një sulm bërthamor. 

Image

Ndodhet pranë qytetit të Konjicit, në jug të Bosnjës dhe Hercegovinës, i fshehur brenda një mali, rreth 280 metra nën tokë.

Ndërtimi ka filluar në vitin 1953 dhe ka përfunduar në vitin 1979. Pra punimet zgjatën 26 vjet

U ndërtua me urdhër të Josip Broz Titos.

Projekti ishte tepër sekret dhe kushtoi rreth 4.6 miliardë dollarë.

Qëllimi ishte të strehonte Titon dhe rreth 350 persona kriminel nga elita politike dhe ushtarake në rast lufte bërthamore.

Karakteristikat kryesore:

Sipërfaqe rreth 6,500 m²

I projektuar për të përballuar një shpërthim bërthamor.

I pajisur me dhoma gjumi dhe zyra, salla komandimi.

Sisteme të pavarura furnizimi me ujë, ushqim dhe energji, sistem ajrimi dhe filtrim kundër rrezatimit.

Bunkeri mund të siguronte jetesë autonome për 6 muaj pa kontakt me botën e jashtme.

Sekreti dhe zbulimi

Gjatë ekzistencës së ish Jugosllavisë, bunkeri ishte sekret shtetëror. Edhe shumë zyrtarë të lartë nuk kishin dijeni për të.

Pas shpërbërjes së ish Jugosllavisë në vitet 1990, bunkeri mbeti i paprekur dhe nuk u shkatërrua gjatë luftës në Bosnje.

Sot, top sekreti - ARK D-0 është i hapur për vizitorë si muze dhe përdoret për ekspozita arti.

Bunkeri tani  konsiderohet një nga atraksionet më të veçanta turistike në rajon.

Kështu është jeta e kësaj bote miliarda dollarë të shpenzuara për një rreth të vogël njerëzish, në një kohë kur shumica e popullit përballej me shumë vështirësi edhe për kafshatën e bukës”, ka shkruar Tërstena në profilin e tij në facebook.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat