Fatmir Makolli optimist para Kupës Botërore

Sporti

Fatmir Makolli optimist para Kupës Botërore

Nga: K.G. Më: 14 tetor 2026 Në ora: 11:40
Art Dulaj, Fatmir Makolli dhe Nart Kastrati

Kosova përfaqësohet me dy garues në garën ndërkombëtare që mbahet në Uzbekistan

Presidenti i Federatës së Kick-Boksit të Kosovës, Fatmir Makolli, ka shprehur optimizmin e tij para garë në Kupën Botërore të kick-box-it, e cila mbahet në Uzbekistan.

Kosova do të marrë pjesë në këtë garë ndërkombëtare me dy garues, Art Dulajn dhe Nart Kastratin, të cilët do të konkurrojnë në dy disiplina të ndryshme, në full-contact dhe low-kick.

Makolli ka theksuar se ekipi udhëtoi drejt Uzbekistanit me shpresën për të arritur rezultate të mira, duke vlerësuar rëndësinë e përfaqësimit të shtetit në arenën ndërkombëtare.

“Dje udhëtuam për në Uzbekistan për Kupën Botërore, ku do të marrim pjesë me dy garues, Art Dulajn dhe Nart Kastratin, në dy disiplina: njëri në full-contact dhe tjetri në low-kick.

Presim suksese”, ka deklaruar Makolli për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat