Teatri “Hadi Shehu”, sonte jep shfaqjen “Sakati nga Inishmani” - Bota Sot
Teatri “Hadi Shehu”, sonte jep shfaqjen “Sakati nga Inishmani”

Teatri

Teatri “Hadi Shehu”, sonte jep shfaqjen “Sakati nga Inishmani”

Më: 1 korrik 2020 Në ora: 17:43
Teatri

Teatri i Qytetit të Gjakovës, Hadi Shehu, sonte pritet ta jap shfaqjen “Sakati nga Inishmani”.

Këtë ata e kanë bërë të ditur edhe përmes faqes së tyre zyrtare në Facebook duke dhënë detaje rreth përmbajtjes së shfaqjes.

Ky është njoftimi i plotë i tyre:

Në vend të një sqarimi

Cripple of Inishman e cila është perkthyer dhe pershtatur si “Sakati nga Inishmani”

Teatri “Hadi Shehu” në Gjakovë, sonte del para publikut me dramën origjinale të autorit, Martin McDonagh, me trupën rezidente të tetarit dhe në regji të Shkëlzen Berishës, nga Gjilani.

Sikur thuhet në origjinale nga Wikipedia, “Cripple of Inishman” është një komedi e errët nga Martin McDonagh i cili e lidh historinë me filmimin në jetën reale të dokumentarit Man of Aran .

Teatri paraqet jetë reale në absurdin e vetë, duke transformuar ide që vijnë nga deformimet e shoqërisë duke ia bërë individit, apo një struktur të caktuar të po asaj shoqërie.

Dhe, autorët e dramave,skenaristët, regjisoret e aktorët, gjithnjë i mbrojnë këto kategori, me handikap në mjedis e në riskun e tyre që u takon. Asnjëherë nuk e marrin mundin ta përqeshin personin, të paktën individin as grupin që kanë pengesa shoqërore nga natyra, nga sëmundja apo nga pasojat e jetës. Përkundrazi, janë në anën e tyre, të paktën në, mbrojtje shpirtërore, ngase arti edhe e ka këtë mision.

E keqja është se kudo në mesin tone ka persona me aftësi të kufizuar, me të drejta të cunguara dhe, duhet të bëjmë më shumë, drejtpërdrejtë ku ata e ndjejnë vetën mire e të sigurte.

Drama që do të shfaqet sonte në Gjakovë, nuk ka asnjë mision fyes, as ofendues ndaj njeriut të quajtur “Sakat”, vetëm se personazhi me këtë emër, sipas titullit të dramës, është lojtarë në jetë, pjesë e jetës, dhe nga drama e sotme, ai, manifestohet, realizohet dhe kërkon barabartës me të tjerët, ku në fund edhe del i tillë, i barabartë. Pra, lufta për të qenë i barabartë.

Drama me të njëjtin emër është luajtur në Gjilan, këtu në Kosovë, vite më pare, si dhe andej ndër vende demokratike duke u pranuar sipas qëllimit të autorit, me perspektive të këtij personazhi.

Në fund, nuk kemi asnjë qëllim denigrues të kësaj kategorie. Emërtimi “Sakat” është e autorit dhe e mban përgjegjësinë autori,sikur ne për lojën dramatike,mirëpo për hirë të komunitetit të përsonave me aftësi të kufizuar kemi vendosur ta quajmë “I Gjymtuari nga Inishmani”

Jeta është dramë në vete, çfarëdo natyre që na falë Zoti. Sonte ora 20:00

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat