Ndahen çmimet për teatër, regjisori Luan Daka merr Çmimin për vepër jetësore

Teatri

Ndahen çmimet për teatër, regjisori Luan Daka merr Çmimin për vepër jetësore

Më: 2 tetor 2020 Në ora: 11:04
Foto Ilustrim

Në kabinetin e Ministres së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në mungesë të Vlora Dumoshit, Zv.ministri i Kulturës, Engelbert Zefaj ka ndarë çmimet vjetore për teatër.

Juria profesionale ka vendos që për kontributin e tyre në teatër, Çmimi për vepër jetësore t’i jepet regjisorit Luan Daka, Çmimi vjetor për regjinë më të mirë, Elmaze Nurës për shfaqjen “Koprraci”, Çmimi vjetor për shfaqjen më të mirë, me 3 vota pro dhe 2 kundër, ju nda Drita Begollit për shfaqjen “Erveheja”, Çmimi vjetor për aktorin më të mirë Adrian Morinës për rolin e tij në shfaqjen “Unë jam vetë grua”. Ndërsa Çmimi vjetor për prezantim të suksesshëm ndërkombëtar i është ndarë qendrës “Multimedia”.

Ministrja Dumoshi nuk mund të ishte prezente për shkak të takimit të dy qeverive Kosovë -Shqipëri.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat