“Allo, allo!” premierë në teatrin e Gjakovës, dedikim për artistin Gurakuq Dobruna

Teatri

“Allo, allo!” premierë në teatrin e Gjakovës, dedikim për artistin Gurakuq Dobruna

Më: 5 nëntor 2020 Në ora: 15:00
Foto Ilustrim

Të shtunën me 7 nëntor në teatrin e qytetit të Gjakovës “Hadi Shehu”, do të jepet shfaqja premierë “Allo, allo”, e regjisorit Ilir Bokshi.

Lajmi është bërë i ditur nëpërmjet një postimi në Facebook, në faqen zyrtare të Teatrit të Qytetit Hadi Shehu. Në njoftim tregohet se premiera do të jepet në orën 19:00, si dhe do të respektohen të gjitha masat e nevojshme kundër Covid/19.

“Për arsye të respektimit të masave të përcaktuara për mbajtjen e aktiviteteve kulturore, numri i publikut do të jetë i limituar”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Premiera e shfaqjes “Allo, allo”, njëherish shënon edhe përkujtimin e artistit dhe mikut të regjisorit, Gurakuq Dobruna.

Në këtë shfaqje luajnë Bujar Ahmeti, Albulena Kryeziu – Bokshi, Besfort Berberi, Vlora Dervishi e shumë të tjerë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat