Komedia fantastike “Shfaqja që shkon keq”, rrëmben dy çmime në Festivalin e Komedisë në Preshevë

Teatri

Komedia fantastike “Shfaqja që shkon keq”, rrëmben dy çmime në Festivalin e Komedisë në Preshevë

Më: 10 nëntor 2020 Në ora: 09:27
Foto Ilustrim

Komedia fantastike “Shfaqja që shkon keq” nga Henry Lewis me regji të Ilir Bokshit është shpërblyer me dy çmime në Festivalin e Komedisë në Preshevë.

Aktori Ernest Zymberi ka rrëmbyer çmimin aktorin më të mirë jo – protagonist, ndërkaq “Shfaqja që shkon keq” është shpërblyer me ‘Çmimin special i Festivalit’.

Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e teatrit në të Gjilanit.

“Komedia fantastike “Shfaqja që shkon keq” nga Henry Lewis, regjisor: Ilir Bokshi, prodhim i Teatrit të Gjilanit shpërblehet me dy çmime në Festivalin e Komedisë në Preshevë. Çmimi për aktorin më të mirë jo-protagonist shkon për aktorin Ernest Zymberi dhe “Çmimi special i Festivalit” shkon për shfaqjen “Shfaqja që shkon keq”! Urime, Ernest! Urime, Ilir! Urime, super ekipaaaaa!”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat