Tenisti Jannik Sinner i është nënshtruar një operacioni në gju, ndërhyrje e cila, sipas raportimeve, ka përfunduar sipas planit.
Operacioni është kryer nga profesori Lasse Lempainen, ortoped finlandez dhe një prej specialistëve më të njohur në botë për ndërhyrjet kirurgjikale te sportistët.
Ai e kishte vizituar Sinnerin në Milano gjatë fundjavës, ndërsa pas këtij konsultimi është marrë vendimi përfundimtar për ndërhyrjen kirurgjikale.
Sipas mediumit italian, “La Gazzetta dello Sport”, tenisti italian ishte drejtuar që në muajin tetor në klinikën La Madonnina në Milano, e cila bashkëpunon me qendrën mjekësore finlandeze në Turku.
Ndërhyrja ka përfshirë bandën iliotibiale, strukturën tendinoze që shtrihet përgjatë pjesës së jashtme të kofshës deri te gjuri.
Tashmë, përparësia e tij është rikuperimi i plotë, pa nxituar procesin e kthimit në fushë.
Data e rikthimit do të varet nga ecuria e rehabilitimit. Sipas parashikimeve, mungesa e tij mund të zgjasë nga katër deri në pesë muaj.