Andrejeva dhe Svitolina do të luajnë për titullin

Tenis

Andrejeva dhe Svitolina do të luajnë për titullin

Më: 15 nëntor 2026 Në ora: 11:56
Favoritja e madhe për ta fituar titullin e WTA Finals është Mirra Andrejeva

Ashtu si Mirra Andrejeva më parë, edhe Jelina Svitolina nuk la asnjë hapësirë për befasi në gjysmëfinalen e WTA Finals.

Tenistja ukrainase Jelina Svitolina iu bashkua rusës Mirra Andrejeva në finalen e WTA Finals, me një fitore të shpejtë.

Fituesja e vitit 2018 triumfoi në gjysmëfinalen e dytë të turneut përmbyllës të vitit, ku marrin pjesë tetë tenistet më të mira të sezonit, në Kaliforni, kundër fitueses së Wimbledonit, Linda Noskova (Çeki), në vetëm 1 orë e 5 minuta, me rezultatin 2:0 (6:2, 6:1).

Të dielën (në orën 21:00 sipas kohës zvicerane), 32-vjeçarja Svitolina do të përballet sërish me 13 vjet më të renë, fituesen e Roland Garros, Andrejeva, e cila më herët në Indian Wells kishte fituar ndaj Jessica Pegulas (SHBA) me rezultatin 2:0 (6:3, 6:4).

“Është diçka magjike për mua të jem përsëri në finale dhe të kem mundësinë të fitoj një titull”, tha Svitolina.
Tetë vjet më parë, Svitolina kishte triumfuar në WTA Finals, ndërsa një vit më vonë kishte arritur në finale.

Ajo ende nuk ka fituar asnjë turne Grand Slam, ndryshe nga kundërshtarja e saj e ardhshme, e cila gjithashtu do të ngjitet në vendin e dytë të renditjes botërore.

“Ajo është në formë të shkëlqyer dhe po luan shumë mirë”, tha Svitolina, e cila renditet në vendin e gjashtë të klasifikimit botëror.

Në fazën e grupeve, Andrejeva kishte fituar ndaj saj për vetëm 1 orë e 11 minuta, me rezultatin 2:0 (6:4, 6:0).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat