Feldbausch fiton titullin e dytë në turnetë Challenger

Tenis

Feldbausch fiton titullin e dytë në turnetë Challenger

Nga: K.G. Më: 15 nëntor 2026 Në ora: 15:33
Në formë fantastike në fund të sezonit – Kilian Feldbausch

Tenisti zviceran Kilian Feldbausch (ATP 238) ka fituar titullin e dytë në nivelin Challenger, duke triumfuar në turneun e zhvilluar në Monastir.

21-vjeçari nga Gjeneva fitoi bindshëm në finale ndaj gjermanit Marvin Möller (ATP 229), me rezultat 2:0 (6:1, 6:2).

Një javë më parë, Feldbausch kishte humbur finalen në Taranto, ndërsa tani, pas triumfit në Košice në fund të muajit maj, ka siguruar titullin e radhës.

Zvicerani dominoi plotësisht finalen e së dielës, duke marrë një revansh të merituar ndaj Möller për humbjen në finalen e këtij viti në Troyes.

Falë këtij triumfi, nga e hëna Feldbausch do të hyjë për herë të parë në mesin e 200 tenistëve më të mirë në botë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat