Një kapitull i ri në karrierën e tenistit francez Gaël Monfils.
Ish-tenisti i dhjetë më të mirëve në botë, i cili së fundmi njoftoi përfundimin e karrierës së tij profesionale pas 22 vjetësh, do të marrë drejtimin e kombëtraes së Francës në Davis Cup.
40-vjeçari do të pasojë në këtë detyrë Paul-Henri Mathieu.
“Jam jashtëzakonisht krenar që bëhem kapiten i ekipit francez. Fanella e kaltër ka një domethënie të jashtëzakonshme për mua.
Dëshiroj të ndërtoj një projekt të vërtetë ekipor dhe të krijoj një frymë që do të na mundësojë të fitojmë tituj së bashku», deklaroi Monfils.
Franca e ka fituar dhjetë herë trofeun e Davis Cup-it, ndërsa triumfi i fundit daton nga viti 2017.
Kështu, Monfils nis një kapitull të ri në tenis, duke kaluar nga fusha e lojës në rolin e trajnerit dhe drejtuesit të ekipit kombëtar francez.