Carlos Alcaraz ka triumfuar në turneun ATP në Vjenë, duke konfirmuar se po rikthehet në formën e tij më të mirë.
Tenisti spanjoll në finale ishte bindshëm më i mirë se australiani Alex de Minaur, të cilin e mposhti me rezultat 2:0 (6:1, 6:4).
Fitorja ndaj Daniil Medvedevit në gjysmëfinale ishte një paralajmërim i qartë, ndërsa Alcaraz në finale konfirmoi ritmin e tij kampion.
Ky ishte finalja e 37-të në karrierën e spanjollit që nga debutimi në turneun ATP dhe e pesta gjatë këtij viti, i cili është karakterizuar nga disa probleme.
Alcaraz fitoi titullin e katërt në vitin 2026 dhe të 28-tin në karrierë, duke e arritur këtë sukses pa humbur asnjë set gjatë turneut.