Mirra Andrejeva është fituese e WTA Finals, pasi triumfoi në finalen ndaj ukrainases Jelina Svitolina me rezultat 2:0 (në sete, 7:5 dhe 6:3).
Tenistja ruse e mbylli finalen pas një ore e 49 minutash lojë, duke fituar trofeun prestigjioz që në paraqitjen e saj të parë në këtë turne.
Në setin e parë, Andrejeva arriti të bëjë dallimin në momentet vendimtare, duke fituar me rezultat 7:5.
Ndërsa në setin e dytë, rusja realizoi një tjetër thyerje të shërbimit në rezultatin 2:2 dhe më pas e mbylli setin 6:3.
Me këtë sukses, Andrejeva bëhet fituesja e 11-të radhazi që triumfon për herë të parë në WTA Finals.