A do ta ndalë një lëndim ecurinë e Alcarazit në ATP Finals?

Tenis

A do ta ndalë një lëndim ecurinë e Alcarazit në ATP Finals?

Nga: B.S. Më: 19 nëntor 2026 Në ora: 11:37
Carlos Alcaraz shpreson ende të fitojë për herë të parë turneun ATP Finals

Carlos Alcaraz kaloi me shumë lehtësi në gjysmëfinale të turneut ATP Finals. Mirëpo, tani po përballet me probleme fizike.

Carlos Alcaraz shpreson ende të fitojë për herë të parë turneun ATP Finals.

Pjesëmarrja e mëtejshme e Carlos Alcaraz (i treti në renditjen ATP) në turneun ATP Finals në Torino është vënë në pikëpyetje, sipas raportimeve të mediave.

Sipas këtyre raportimeve, tenisti spanjoll planifikon që të enjten t’i nënshtrohet një rezonance magnetike (MRI), për shkak të problemeve që ka me muskulin e kofshës.

Sipas gazetës spanjolle ‘Marca’, rezultati i këtij ekzaminimi nuk do të përcaktojë vetëm nëse 23-vjeçari, i cili tashmë është kualifikuar para kohe në gjysmëfinale, do të mund të vazhdojë garën në turneun përmbyllës të vitit.

Në pikëpyetje është edhe pjesëmarrja e tij në fazën finale të Kupës Davis, e cila zhvillohet më pas në Bolonjë.
Gjatë fitores së tij të pastër 2:0 (6:2, 6:4) ndaj Daniil Medvedevit të mërkurën, Alcarazit iu desh të merrte trajtim mjekësor për kofshën e majtë.

"Po e ndiej pak dhimbjen. Nuk mund ta mohoj këtë", deklaroi pas ndeshjes fituesi i shtatë titujve të Grand Slam-it.

Ndeshja e tij e tretë dhe e fundit në fazën e grupeve është caktuar të zhvillohet të premten kundër italianit Flavio Cobolli, i cili tashmë është eliminuar nga gara.

Alcaraz ishte rikthyer në garë në fund të gushtit, gjatë US Open, pas një mungese prej disa muajsh për shkak të një lëndimi në kyçin e dorës.

Në paraqitjet e fundit, ai kishte treguar një formë të jashtëzakonshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat