Sinner: Nuk kanë qenë muaj të lehtë, më mungojnë garat

Tenis

Sinner: Nuk kanë qenë muaj të lehtë, më mungojnë garat

Më: 10 nëntor 2026 Në ora: 16:01
Tenisti italian, Jannik Sinner

Tenisti italian, Jannik Sinner, nuk ka zbritur në fushë që nga turneu i Wimbledonit.

“Për herë të parë nuk kam kontroll mbi situatën dhe kjo është shumë e çuditshme, një ndjenjë që nuk më pëlqen.

Thjesht duhet ta pranoj këtë”, deklaroi Sinner për gazetën italiane “Gazzetta dello Sport”.

Ai pranon se periudha e fundit ka qenë shumë e vështirë për të.

“Nuk kanë qenë muaj të lehtë, më mungojnë garat. Fituam Wimbledonin dhe turneun në Romë, gjë që më solli një kënaqësi të jashtëzakonshme, por që nga ajo kohë më është dashur të përqendrohem te rikuperimi”, u shpreh italiani.

Ende nuk mund të thotë me siguri se kur do të rikthehet në fushën e tenisit.

“Kishim planifikuar të merrnim pjesë në turnetë në Kinë, por na u desh t'i ndryshonim planet gjatë rrugës. Tani duhet t'i dëgjoj këshillat e mjekëve. Synimi nuk është të rikthehem sa më shpejt në fushë, por të vazhdoj të luaj edhe për 10-15 vjet të tjera”, shtoi tenisti italian.

I pyetur se kur mund të ndodhë rikthimi, Sinner u përgjigj:

“Synimi është pjesëmarrja në Australian Open, por ndoshta do të luaj edhe në ndonjë turne para tij”, theksoi Sinner, duke iu referuar mundësisë së pjesëmarrjes në turneun ekspozues Six Kings Slam, i cili është planifikuar të mbahet në fund të dhjetorit në Riad.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat