Sabalenka me vështirësi

Tenis

Sabalenka me vështirësi

Më: 10 nëntor 2026 Në ora: 11:26
E pati të vështirë: Aryna Sabalenka.

Aryna Sabalenka dhe Mirra Andrejeva e nisën me fitore pjesëmarrjen në WTA Finals në Indian Wells.

Aryna Sabalenka e ka nisur garën për titullin e saj të parë në WTA Finals me një fitore të arritur pas shumë përpjekjesh. Tenistja bjelloruse, e dyta në renditjen botërore, triumfoi në ndeshjen e parë të Grupit 2 në Indian Wells ndaj finalistes së Wimbledonit, Karolina Muchova (e shtata në renditjen WTA), me rezultatin 2:0 (7:6 (7:2), 7:5).

Megjithatë, loja e saj nuk ishte aspak konstante.

Në shkretëtirën kaliforniane, Sabalenka u detyrua dy herë të rikuperonte një break në setin e parë dhe në disa momente u duk dukshëm e nervozuar. Pas një ore e 53 minutash lojë, bjellorusja e shfrytëzoi mundësinë e dytë për ta mbyllur ndeshjen.

Në turneun përmbyllës të sezonit, ku marrin pjesë tenistet më të mira të vitit, ajo kishte pësuar dy humbje në finale, në vitet 2022 dhe 2025, të cilat në njëfarë mënyre konsideroheshin të papritura.
Andrejeva pa shumë vështirësi

Shumë më lehtë e pati kundërshtarja e radhës e Sabalenkës, Mirra Andrejeva (e treta në renditjen WTA).
Fituesja e Roland Garrosit mposhti Elina Svitolinën (e gjashta në renditjen WTA) me rezultatin 6:4, 6:0, pas disa vështirësive në fillim të ndeshjes.

“Isha shumë e tendosur, më dukej sikur lëvizja si një breshkë. Jam e lumtur që arrita ta përfundoja ndeshjen», deklaroi 19-vjeçarja pas takimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat