Zverev në gjysmëfinale

Tenis

Zverev në gjysmëfinale

Nga: B.S Më: 18 nëntor 2026 Në ora: 11:28
Tenisti Alexander Zverev

Alexander Zverev është gjysmëfinalisti i parë i ATP Finals në Torino.

Gjermani, në kuadër të Grupit John McEnroe, në përballjen mes dy tenistëve që kishin fituar ndeshjet e para, e mposhti Ben Sheltonin me rezultat 2:0 (6:2, 7:6).

Në ndeshjen tjetër të grupit, Arthur Fils triumfoi ndaj Rafael Jodarit.

Alexander Zverev vazhdon të jetë në rrugën e duhur drejt fitimit të titullit të tretë në ATP Finals. Numri 1 i botës, ashtu si në përballjen ndaj Rafael Jodarit, nuk humbi asnjë set as kundër Ben Sheltonit, pas një ore e 34 minutash lojë. Me këtë fitore, ai siguroi para kohe kualifikimin në gjysmëfinale.

Shelton ishte pak më i mirë në numrin e shërbimeve të parezistueshme (asave), me 15 kundrejt 14 të Zverevit.

Megjithatë, gjermani u tregua më i sigurt në shërbimin e tij.

Dy mundësitë e vetme për break të Sheltonit në setin e parë, Zverev arriti t'i neutralizonte. Në anën tjetër, gjermani shfrytëzoi dy nga tetë mundësitë për t'ia marrë shërbimin kundërshtarit.

Në setin e dytë, Shelton nuk lejoi t'i thyhej shërbimi, por megjithatë fitoi 11 pikë më pak se kundërshtari i tij.

Fils mposht Jodarin

Më herët, francezi Arthur Fils (ATP 7) fitoi përballjen mes dy tenistëve që kishin humbur ndeshjet e para. Ai triumfoi ndaj talentit të ri spanjoll Rafael Jodar (ATP 10), me rezultat 2:1 (4:6, 6:2, 6:2).

Pas humbjes së setit të parë, Fils arriti të rikthehej në lojë. Jodar, i cili kishte probleme fizike, arriti të fitojë vetëm edhe katër game deri në fund të ndeshjes.

Ashtu si në setin e parë, Fils krijoi nga tri mundësi për break në secilin set. Por, ndryshe nga fillimi i ndeshjes, francezi u tregua më efikas, duke ia thyer shërbimin kundërshtarit nga dy herë në secilin prej dy seteve të fundit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat