Jil Teichmann (WTA 147) është eliminuar që në raundin e parë të turneut WTA në Chennai të Indisë.
Tenistja zvicerane u mposht me rezultat 0:2(3:6, 4:6) nga Joanna Garland (WTA 196) e Tajvanit.
Në të dy setet, Teichmann e humbi menjëherë shërbimin në rastin e parë që iu dha kundërshtares.
Në setin e dytë, zvicerania arriti të realizonte dy break, por në të dyja rastet kundërshtarja ia ktheu menjëherë me rebreak.
Teichmann ishte rikthyer në turneun WTA vetëm javën e kaluar, në Kinë, pas një pauze më të gjatë nga garat.