Bjellorusja Aryna Sabalenka bëri deklarata fyese gjatë përballjes me ukrainasen Jelina Svitolina.
Aryna Sabalenka e ka pranuar se ka bërë deklarata fyese gjatë eliminimit të saj nga WTA Finals kundër ukrainases Jelina Svitolina dhe ka kërkuar falje.
“Komenti im nuk ishte drejtuar kundër Jelinës. Isha e frustruar me një grup të vogël spektatorësh, të cilët i festonin gabimet e mia me zë të lartë dhe në mënyrë agresive.
Në atë moment reagova emocionalisht”, shkroi bjellorusja në Instagram.
Gjatë ndeshjes, 28-vjeçarja shau kundërshtaren e saj në gjuhën ruse. Sipas personave që lexojnë lëvizjet e buzëve, Sabalenka dyshohet se kishte përdorur, ndër të tjera, shprehjen: “K*rvë e mallkuar ukrainase”.
“Duhej të kisha ditur ta përballoja ndryshe frustrimin. Kërkoj falje të gjithë atyre që mund t'i kem lënduar me këtë:”, tha Sabalenka.
Svitolina kishte marrë vesh për deklaratat fyese përmes rrjeteve sociale.
“Shpresoj vetëm që përballjet tona të zhvillohen me respekt. Në disa nga ndeshjet tona të mëparshme ka pasur edhe komente të pakëndshme kundër meje, të lidhura me luftën”, tha ukrainasja, e cila në Kaliforni po gëzon mbështetje të madhe nga publiku.