Bernet dhe Stricker humbin ngushtë finalen në Basel

Tenis

Bernet dhe Stricker humbin ngushtë finalen në Basel

Më: 1 nëntor 2026 Në ora: 15:15
Tenistët zviceranë, Henry Bernet dhe Dominic Stricker

Dy tenistët zviceranë, Henry Bernet dhe Dominic Stricker, nuk kanë arritur ta fitojnë titullin në turneun Swiss Indoors në Basel, pasi janë mposhtur në finalen e garave në dyshe nga francezët Theo Arribagé dhe Albano Olivetti.

Dyshja zvicerane pësoi humbje me rezultat 2:0 në sete, përkatësisht 6:7 (6:8), 6:7 (6:8), në një finale mjaft të luftuar.

Bernet (19-vjeçar) dhe Stricker (24-vjeçar) kishin marrë një ftesë speciale (wildcard) për pjesëmarrje në turne dhe, falë paraqitjeve të mira dhe angazhimit të madh, arritën deri në finalen e madhe.

Në setin e parë, zviceranët treguan lojë të sigurt dhe nuk lejuan asnjë mundësi për thyerjen e shërbimit të tyre.

Ata patën tri mundësi për të fituar një game në shërbimin e kundërshtarëve, por nuk arritën t'i shfrytëzonin.

Në taj-brejk, Bernet dhe Stricker rikuperuan disavantazhin nga 3:6 në 6:6, duke shpëtuar tri pikë për set, por francezët arritën ta fitojnë setin me 8:6.

Edhe seti i dytë ishte mjaft i luftuar. Stricker humbi një herë shërbimin, por dyshja zvicerane reagoi dhe barazoi rezultatin në 4:4. Fituesi u vendos sërish në taj-brejk, ku francezët triumfuan me 8:6, duke siguruar titullin.

Pavarësisht humbjes në finale, Bernet dhe Stricker mund të jenë të kënaqur me paraqitjen e tyre në këtë turne. Në momentet vendimtare, përvoja e dyshes franceze bëri diferencën.

Theo Arribagé dhe Albano Olivetti do të paraqiten gjithashtu në finalet e ATP-së në Torino.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat