Alcaraz përballet me Cobollin, Medvedevin dhe Tiafoen në ATP Finals

Tenis

Alcaraz përballet me Cobollin, Medvedevin dhe Tiafoen në ATP Finals

Më: 12 nëntor 2026 Në ora: 14:57
Favoriti kryesor, Carlos Alcaraz

Shorti i grupeve për turneun ATP Finals në Torino (15–22 nëntor) ka sjellë përballje interesante.

Në grupin Ivan Lendl, favoriti kryesor Carlos Alcaraz (Spanjë, ATP 3) do të përballet me italianin Flavio Cobolli (ATP 6), rusin Daniil Medvedev (ATP 5) dhe amerikanin Francis Tiafoe (ATP 8).

Alcaraz synon ta fitojë për herë të parë këtë turne prestigjioz.

Megjithatë, te tifozët e tij ka shkaktuar shqetësim fakti se spanjolli, gjatë stërvitjes, është parë me gjurin e fashuar me shirit sportiv.

Zverev favorit në grupin tjetër

Në grupin John McEnroe, favoriti është numri një i botës, Alexander Zverev, i cili e ka fituar këtë turne në vitet 2018 dhe 2021.
Gjermani do të përballet me Arthur Fils (Francë, ATP 7).

Në dy edicionet e fundit, titullin në Torino e kishte fituar Jannik Sinner, i cili këtë herë mungon për shkak të një lëndimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat