Sinnerit nuk i kalojnë problemet me gjurin

Tenis

Sinnerit nuk i kalojnë problemet me gjurin

Nga: B.S Më: 18 nëntor 2026 Në ora: 19:42
Tenisti italian Jannik Sinner

Problemet me gjurin e djathtë vazhdojnë ta shqetësojnë tenistin italian Jannik Sinner, i cili mund të udhëtojë së shpejti drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës për një konsultë të re mjekësore.

Lajmin e ka bërë të ditur revista italiane “Vanity Fair”, sipas së cilës Sinner, pas ekzaminimeve të kryera në Itali, ka vendosur të kërkojë edhe një mendim tjetër specialistik për gjendjen e gjurit të djathtë.

Ky shqetësim nuk e ka lejuar tenistin italian të rikthehet në fushë pas finales së Wimbledonit, të cilën e fitoi në muajin korrik.

Deri më tani, për trajtimin e problemit me gjurin ishte zgjedhur terapia konservative. Megjithatë, udhëtimi i mundshëm në SHBA do t'i mundësonte Sinnerit të konsultohej me një specialist tjetër.

Së fundmi, tenisti italian kishte deklaruar se dëshiron të luajë edhe për dhjetë vjet të tjera.
Ndërkohë, ditëve të fundit është zyrtarizuar edhe ardhja e Magnus Normanit, i cili do të marrë vendin e Darren Cahillit në ekipin e trajnerëve, ku bën pjesë edhe Simone Vagnozzi.

Sipas planifikimeve të deritanishme, ish-numri një i botës pritet të rikthehet në fushë në turneun Six Kings Slam në Riad, nga 27 deri më 30 dhjetor.

Më pas, synimi i tij është të jetë i gatshëm për Grand Slamin e parë të sezonit, Australian Open.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat