Zvicra do të garojë këtë fundjavë në plejofin e Billie Jean King Cup. Kush do të jetë pjesë e ekipit dhe për çfarë luhet në këtë garë?
Çfarë janë plejofet e Billie Jean King Cup?
Plejofet e Billie Jean King Cup janë hapi i parë drejt turneut final të vitit 2027. Ekipi që fiton përballjen e plejofit siguron pjesëmarrjen në turneun kualifikues të vitit të ardhshëm.
Nëse arrin të fitojë edhe në atë fazë, siguron një vend në turneun final, ku do të luftohet për titullin e kampionit.
Ndërsa ekipet që humbasin në plejof zbresin në Grupin 1 të Billie Jean King Cup.
Me kë do të përballet Zvicra?
Tenistet zvicerane do të përballen me Tajlandën në Nonthaburi.
Zvicra është pjesë e plejofit pasi këtë vit nuk arriti të kualifikohej në turneun final përmes fazës kualifikuese. Në anën tjetër, Tajlanda e siguroi pjesëmarrjen në plejof pasi u promovua nga Grupi 1.
Ndeshjet do të zhvillohen në ambiente të hapura, në një fushë me sipërfaqe të fortë (hard court).
Si zhvillohet gara?
Përballja mes dy përfaqësueseve do të zhvillohet gjatë dy ditëve.
Dita e parë: Në program janë dy ndeshje individuale.
Dita e dytë: Fillimisht zhvillohet ndeshja në dyshe, e më pas dy përballje të tjera individuale.
Fitues shpallet përfaqësuesja që arrin e para tri pikë.
Transmetimi drejtpërdrejt: Ndeshjet Zvicër – Tajlandë mund t'i ndiqni në SRF të shtunën dhe të dielën, nga ora 07:00.
Kush do ta përfaqësojë Zvicrën?
Në mungesë të lideres Belinda Bencic, e cila është e lënduar, Zvicra do të paraqitet me këto teniste: Viktorija Golubic (WTA 94)
Simona Waltert (WTA 136)
Jil Teichmann (WTA 149)
Susan Bandecchi (WTA 168)
Naïma Karamoko (vendi i 81-të në renditjen botërore të dysheve), e cila do të debutojë në këtë garë.
Kush janë kundërshtaret e Zvicrës?
Përfaqësuesja e Tajlandës do të përbëhet nga:
Lanlana Tararudee (WTA 62)
Mananchaya Sawangkaew (WTA 80)
Aunchisa Chanta (WTA 500)
Thasaporn Naklo (WTA 544)
Peangtarn Plipuech (vendi i 113-të në renditjen e dysheve).
Kush është favorit?
Në letër, Zvicra konsiderohet favorite për këtë përballje. Tenistet zvicerane kanë më shumë përvojë në gara të këtij niveli, por edhe Tajlanda ka në përbërje dy lojtare që renditen në mesin e 100 më të mirave në botë.
Një tjetër ngjashmëri mes dy ekipeve është se të dyja kanë nga një specialiste të dysheve: Tajlanda mbështetet te Peangtarn Plipuech, ndërsa Zvicra te debutuesja Naïma Karamoko.