Prishtina Vollej fiton tre pikë të mëdha

Volejboll

Prishtina Vollej fiton tre pikë të mëdha

Nga: K.G. Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 22:18
Prishtina Vollej fiton tre pikë të mëdha

Klubi i volejbollit Prishtina Volley ka fituar tre pikë domethënëse, në kuadër të javës së nëntë të Superligës së Kosovës në volejboll (meshkujt). 

Prishtina Volley M e mposhti me rezultat 3:1 (25:22, 23:25, 25:17, 25:20) Ulpianën nga Lipjani. 

Për kryetrajnerin e Prishtina Volley M, Xhavit Kajtazi, janë pikët më të ëmbla dhe i japin një qetësi dimërore.  

Ulpiana u mundua por nuk ia doli ndaj skuadrës shumë më të mirë. Prishtina e përmbyllë me fitore stinorin vjeshtor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat