Temat e ligjëruara shfaqën interes në sportin e volejbollit

Volejboll

Temat e ligjëruara shfaqën interes në sportin e volejbollit

Më: 25 dhjetor 2020 Në ora: 18:10
Temat e ligjëruara shfaqën interes në sportin e volejbollit

Në ambientet e Shtëpisë së Sporteve ka përfunduar me sukses seminari për dopingun në volejboll, me ligjërues Enver Tahiraj.

Temat e këtij seminari ishin:  Dopingu në sport dhe Dopingu në volejboll.

Temat e ligjëruara shfaqën interes në sportin e volejbollit, ku kishte mundësi bashkëbisedimi dhe shkëmbimi të njohurive në lëmin e dopingut në sport, e veçanërisht në volejboll.

Për shkak të pandemisë dhe rekomendimeve të IKSHPK pjesëmarrja në seminar ishte e kufizuar, për të respektuar të gjitha masat. Pjesëmarrës ishin trajner, kapiten, lider të ekipeve dhe fizioterapeut.

Federata e Volejbollit e Kosovës dhe Këshilli Profesional falenderojnë të gjithë pjesëmarrësit në seminar, i cili nuk do të jetë i fundit në këtë lëmi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat