Prishtina F i dha shkëlqim Superligës 

Volejboll

Prishtina F i dha shkëlqim Superligës 

Më: 26 dhjetor 2020 Në ora: 17:59
Prishtina F i dha shkëlqim Superligës 

Nuk ishte ajo Prishtina F. e vitit 2019, por një ekip më e organizuar, më e përforcuar dhe me rezultate shumë më të mira. 

Puna dhe angazhimi të të gjithë drejtuesit e klubit, solli edhe rezultatet më të mira se sa kishin parashikuar edhe ata, nga 9 ndeshje, 6 fitore dhe 3 humbje, duke përfunduar në katërshen e madhe me gjithsej 18 pikë apo nëntë pikë me pak se kampionja vjeshtore Drita nga Gjilani. 

Kryetrajneri Bahri Gjinovci, së bashku me Adriatik Kajtazin, punuan me përkushtim dhe i dhanë një formë tjetër lojës së ekipit.

Drejtori sportiv, Mehdi Mehmeti, presidentja Ganimete Gërbovci dhe sekretari i klubit, Fejzullah Ademi, kryen detyrat e tyre dhe klubi u ngritë në nivele më të larta sa i përket rezultateve.  Ekipi ka një fizionomi pak më ndryshe dhe që i dha edhe shkëlqim elitës, me synime që në pranverë të janë edhe më të fortë. 

Emëroja e volejbollisteve:
Jehona Berisha, Leonita Hoxha, Finesa Sylejmani, Donika Xhemajli, Entela Muqolli, Mirjeta Bylykbashi, Rahime Maliqaj, Natalie Tahiri, Albesa Drushtini, Nita Bekteshi, Vesa Zhitia, Vlera Haqifi, Beta Mirena, Eljesa Topanica.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat