Ibrahimi - trajneri më i ri dhe më i miri në volejbollin e Kosovës

Volejboll

Ibrahimi - trajneri më i ri dhe më i miri në volejbollin e Kosovës

Nga: K.Goca Më: 1 janar 2021 Në ora: 15:34
Ibrahimi - trajneri më i ri dhe më i miri në volejbollin e Kosovës

Arlind Ibrahimi është trajneri më i mirë dhe më i ri për vitin 2020 në volejbollin e Kosovës. 

Ai me Ferizajn (meshkujt) mblodhi të gjitha trofetë e mundshme të Kosovës, po ashtu ka ndërtuar një ekip shumë të mirë.

Ferizaj është kampion për vitin 2019-2020 dhe fitues i Kupës së Kosovës, po ashtu edhe kampion vjeshtor.

Ibrahimi qysh në moshën 26-vjeçare arriti këto suksese dhe është trajneri më i ri i ligës.

Synimi i Ibrahimit është që t’i mbrojë trofetë!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat