Mustafa: Golden Eagle Theranda, ndër pretendetët kryesor për titull

Volejboll

Mustafa: Golden Eagle Theranda, ndër pretendetët kryesor për titull

Nga: K.Goca Më: 5 janar 2021 Në ora: 12:59
Mustafa: Golden Eagle Theranda, ndër pretendetët kryesor për titull

Golden Eagle Theranda synon titullin e kampionit të Kosovës.

Therandasit janë nënkampion vjeshtor me 21 pikë, dy me pak se lideri Ferizaj.

Volejbollisti me përvojë dhe prej më të mirëve në Kosovë, Faton Mustafa, tha se kanë ekip shumë të mirë, që pretendojnë të gjitha trofetë.

“Pasi që dihet ne jemi në vend të dytë edhe pse kemi si vendi i parë 8 fitore dhe 1 humbje dhe jemi pretendent për të 2 tituj po ashtu me ardhjen e sponzorit gjeneral Golden Eagle, me përmirësimin e kushteve KV Golden Eagle Theranda synon t’i fitoj të dyjat”, tha Mustafa për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Therandasit kah fundi i vjeshtës u përforcuan edhe me dy volejbollistë nga kampioni i Shqipërisë, Erzeni, Asmend Kula dhe Anis Cullhaj.

Kapiteni Mustafa pret një Therandë më të fuqishme në pjesën  e dytë të kampionatit dhe të marrin edhe kreun e tabelës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat