Pas Prengës dhe Bllokut, Drita paralajmëron edhe një përforcim spektakolar nga shtetet e jashtme

Volejboll

Pas Prengës dhe Bllokut, Drita paralajmëron edhe një përforcim spektakolar nga shtetet e jashtme

Nga: Kemajl Goca Më: 30 janar 2021 Në ora: 12:27
Pas Prengës dhe Bllokut, Drita paralajmëron edhe një përforcim spektakolar nga shtetet e jashtme

Kampionja vjeshtore, Drita nga Gjilani, nuk e ka ndërmend të ndalet sa i përket përforcimeve nga shtetet e jashtme. Diçka po zihet brenda lideres, veç kanë paralajmëruar edhe kontratë.     

Presidenti i Dritës, Jakup Shabani, paralajmëron një kontratë të re! Kush do të jetë lojtarja në fjalë? Raportohet se është nga shtetet e jashtme dhe me cilësi të larta, por nuk publikohet ende emri derisa të arrijë ajo në Kosovë. 

“Është një lojtare e jashtëzakonshme dhe mund ta bëj edhe diferencën. Emrin e lojtares edhe as shtetin nga vjen nuk mund ta publikojmë. Prezantimi pritet të bëhet sonte ose nesër”, tha një burim brenda klubi gjilanas. 

Image

Paralajmërojnë kontratë

Drita është përforcuar edhe me dy lojtare të jashtëzakonshme, Arjola Penga dhe Ergysa Blloku.

Synimi i trajnerit Lorik Ilazi është që të ndërtojë një ekip pa konkurrencë në vendin tonë dhe ta rikthejë titullin në Gjilan, aty ku ka shikueshmëri më së shumti dhe po ashtu janë edhe klubi më i organizuar në vend.  Drita është kampione vjeshtore me 27 pikë apo me nëntë fitore rresht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat