Leonita Hoxha: Me Prishtinën F do të luftojmë për titull

Volejboll

Leonita Hoxha: Me Prishtinën F do të luftojmë për titull

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 30 janar 2021 Në ora: 14:08
Leonita Hoxha: Me Prishtinën F do të luftojmë për titull

Volejbollistja prej më të mirave në Kosovë, Leonita Hoxha, po përgatitet intensivisht me klubin e saj Prishtina F. që të janë në çdo aspekt gati për pjesën pranverore të Superligës së Kosovës, që fillon me 12-13 shkurt.

Prishtina F. është befasia më e këndshme e vjeshtës, duke përfunduar në pozitën e katërt me 18 pikë. 

Klub që ka ambicie të mëdha për pjesën e dytë të kampionatit, të paktën të arrijnë në finalen e madhe të play-off-it. 

Image

Drejtori sportiv Mehdi Mehmeti, presidentja e klubit Ganimete Gërbovci, trajneri Bahri Gjinovci, ndihmëstrajneri Adriatik Kajtazi, po ashtu edhe sekretari Fejzullah Ademi, po mundohen në çdo aspekt që t’i krijojnë të gjitha parakushtet lojtareve për stërvitje. 

Leonta Hoxha tha se synimet i kanë edhe për titullin e kampionit.

“Pritshmëritë në këtë sezon pranverorë për ne si ekip janë të mëdha, pasi që në sezonin e kaluar kemi bërë paraqitje të mirë si ekip, pavarësisht që kishim prurje të reja por me punën e trajnerëve dhe ne si lojtare ja arritëm të pozicionohemi në pozitën e katërt në tabelë. 

Këtë sezon presim që të japim më të mirën nga ne dhe synimi jonë është të luftojmë për titull”, thotë Hoxha për gazetën kombëtare “Bota sot”. 

Ajo flet edhe për kushtet në përgjithësi të sportit skofiar.

“Duke e marr parasysh që volejbolli nuk përkrahet aq shumë në Kosovë kushtet nuk janë të mjaftueshme pavarësisht pozitës tonë tabelare, kjo rrjedh edhe si pasojë e mungesës së donatorëve në ekipe dhe të gjitha mjetet vijnë vetëm nga subvencionet e komunës”, tha Hoxha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat