Fejzullah Ademi sqaron historinë e volejbollit të Prishtinës meshkuj dhe femra 

Volejboll

Fejzullah Ademi sqaron historinë e volejbollit të Prishtinës meshkuj dhe femra 

Nga: Kemajl Goca Më: 2 shkurt 2021 Në ora: 17:49
Fejzullah Ademi sqaron historinë e volejbollit të Prishtinës meshkuj dhe femra 

Ish kryetari i Federatës së Volejbollit të Kosovës, Fejzullah Ademi, njeriu që i dha shumë sportit skofiar në periudha të ndryshme, i cili ende po kontribuon, sqaron historinë e klubeve të volejbollit të Prishtinës. 

Ademi ka dhënë kontribut të madh në vitet e ndryshme, 60-të, 70-të, 80-të, sidomos në vitet e 90-ta, kur futet sikur në vijën e parë të zjarrit, si kryetar i federatës, duke e sfiduar fuqishëm regjimin kriminal serb.    
“Volejbolli  në Prishtinë 1948/2021.           

Më, 1948  në Prishtinë formohen dy ekipe “Proleteri” dhe “Poleti”, 

Më 24-28 Tetor 1948 në Prishtinë, u organizua Kampionati i parë në Volejboll me 6 (gjashtë) ekipe.

Më 31 janar 1951 kanë ekzistuar 9 seksione dhe një Klub i Volejbollit në Kosovë.

Kampionati i pare më masovik në Kosovë u mbajt në vitin 1956, në të cilin morën pjesë 22 ekipe.

Në vitin 1958 në Prishtinë ka qenë organizuar turneu i parë kualifikues për ligen unike të Serbisë, ku ekipi KV Prishtina u kualifikua për rangun më të lartë në atë kohë në Serbi.

Ekipi i volejbollit Prishtina prej vitit 1958 -1970 bënë gara në ligen Unike të Serbisë.  
Më   1970 Liga Unike e Serbisë u shndërruar në ligën e II-të Federative  dhe pas kualifikimeve KV Prishtina (M), plasohet në ligën e  dytë Federative-Jugu, në përbërje të   ekipeve nga  Serbia, Vojvodina, Kosova, Maqedonia dhe më vonë edhe  Mali i Zi)

KV Prishtina pas kualifikimeve, e ndryshon emrin nga KV Prishtina, deri atëherë, subvencionehej nga Komuna kalon nën  patronatin e Kombinatit të Elektroekonomisë-në Obiliq ,me emrin e Ri KV Elektroekonomia.

Gjerë më vitin 1990 ekipi KV Elektroekonomia – 4 (Katër) herë morri pjesë në kualifikime për ligen e parë të jugosllavisë, dhe gjithnjë për një njiansë të vogël nuk ia arrinte qëllimit”, tregon Ademi për gazetën kombëtare "Bota sot".

Ai më tej flet edhe për Prishtinën në konkurrencën e femrave.

“Garat në konkurrencën e femrave, për herë të parë në formë lige janë organizuar në vitin 1975.
Ekipi i volejbollit “Universiteti” nga Prishtina – femrat, më1979 paraqitet në garat e Kampionatit të Kosovës. KV Universiteti ka  fituar Kupën e Kosovës dhe ka qenë pjesëmarrëse e Kupës në ish Jugosllavi.
Në vitin 1983, si kampion i ligës së pare të Kosovës plasohet në ligën e dytë të ish Jugosllavisë. KV Universiteti ishte ekipi i parë  i Kosovës, në konkurrencën e femrave, sukses historik i volejbollit të Kosovës, si anëtare e ligës së dytë Federative të ish Jugosllavisë.  Ne kuadër të  ligës së pare të Kosovës ishte edhe ekipi i KV Prishtina në të dy konkurrencat, por pa ndonjë rezultat të shënuar, të përbëra kryesisht nga komuniteti serb.
Themelimi i Federatës së Volejbollit të Kosovës... Viti 1990 ishte viti i ndarjes  të aktiviteteve sportive të Kosovës nga ato pjesa e mbetur e ish Jugosllavisë.
Volejbolli si edhe sportet tjera u organizuan të  pavarur.

Pjesëmarrës në garat e Federatës së volejbollit të Kosovë  gjatë  periudhës 1991-1999 ,ishin edhe ekipet e KV  Universiteti në të dy konkurrencat (F&M) të cilat kanë qenë pjesëmarrës  të rregullt në të gjitha garat e zhvilluara ne periudhën e cekur më lartë.

Në vazhdim të garave ekipet e Universitetit ndryshuan shpesh emërtimet  e tyre, nga KV Universiteti (M) ne KEK , Mabetex, Prishtinë. Universiteti -F nga Universiteti, në KEK, Mabetex, Prishtinë, AAB, M-Technologi etj. Në Prishtinë prej vitit 1948 e deri më tani emërtimi i ekipeve ka pësuar ndryshime, në varësi të sigurimit të kushteve më të mira.Prej  fillimit të zhvillimit  të sportit të volejbollit në Prishtinë, themelimi dhe aktivizimi i  ekipeve të volejbollit, kanë kaluar më shumë se 73 vite… Prandaj volejbolli në Prishtinë feston 73 vjetorin”, - përfundon Ademi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat