Prishtina F me mesazh të fuqishëm pas kuvendit zgjedhor

Volejboll

Prishtina F me mesazh të fuqishëm pas kuvendit zgjedhor

Nga: K.G. Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 12:40
Prishtina F me mesazh të fuqishëm pas kuvendit zgjedhor

Shumica e klubeve sportive kanë mbajtur kuvendet zgjedhore në muajin janar dhe në shkurt, po ashtu edhe klubet e volejbollit.

Prishtina F. klubi më i vjetër në kryeqytet në konkurrencën e femrave, ka mbajtur kuvendin zgjedhor të klubit dhe del me një mesash të fuqishëm: “Synojmë rezultate sa më të mira, katërshen e parë dhe luftojmë për trofe.

Gjithsesi do të përkushtohemi edhe në punën me gjeneratat e reja, që janë baza më e fuqishme e klubit”.

Image

Kuvendi rizgjodhi edhe për 4 vite kryetare Ganimete Gerbovci, ish volejbolliste e mirënjohur dhe ish reprezentuese e Kosovës.  Po ashtu rizgjodhi drejtor sportiv Mehdi Mehmeti, ish volejbollist i shquar dhe prej punëtorëve më të mëdhenj të klubit.

Sekretar Fejzullah Ademin, njeriu që njihet si emblema e sportit skofiar të Kosovës, ndërsa kryesia u rizgjodh Jehona Berisha, Leonita Hoxha, Nita Bekteshi, Entela Muqolli, Besa Drushtini dhe Adriatik Kajtazi. Prishtina ka përfunduar në vend të katërt me 18 pikë gjatë vjeshtës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat