Bardhyl Hajdarajt dhe Adelajda Prengës - iu takoi kurora e më të mirëve për vitin 2020

Volejboll

Bardhyl Hajdarajt dhe Adelajda Prengës - iu takoi kurora e më të mirëve për vitin 2020

Nga: K.G. Më: 19 shkurt 2021 Në ora: 19:42
Abedin Ibrahimi ia dorëzon epitetin e më të mirit Bardhyl Hajdarajt

Federata e Volejbollit të Kosovës, ka shpallur laureatët më të mirë për vitin 2020.

Për të zgjedhur më të mirë, padyshim se ka qenë një punë e vështirë, duke marr parasysh edhe rivalitetin në kampionat. 

Presidenti i Federatës së Volejbollit të Kosovës, Abedin Ibrahimi, tha mes të tjera, se viti 2020 ka qenë prej viteve më të vështira, duke u ballafaquar me pandemi por e kanë përfunduar kampionatin në mënyrën më të mirë. 

Në konkurrencën e femrave, volejbollistja më e mirë u zgjodh Adelajda Prenga e Dritës nga Gjilani, kampione vjeshtore, ndërsa në atë të meshkujve kurora e më të miri i takoi Bardhyl Hajdarajt, anëtar i kampionit dhe fituesit të Kupës së Kosovës, Ferizaj.   Trajner i vitit u shpall Arlind Ibrahimi. 

Klubi i vitit në konkurrencën e femrave u shpall KV M-Technologie, kurse te meshkujt, KV Ferizaj.

Formacioni më i mirë për vitin 2020 – femrat 
Adelajda Prenga – pranuese (Drita)
Rujkije Muja – pranuese (Drita)
Elvira bajrakltari - qendër (Drita)
Bleona Kadriu – qendër (Skenderaj) 
Dhuratë Sylejmani – korrektore (Drita)
Blinera Jaha - pasuese (Drita)
Fjolla hyseni – libero (Drita)

Formacioni më i mirë për vitin 2020-meshkujt 
Alfred Pllana - pranues (Drita)
Dardan Husaj – pranuese (Prishtina Volley)
Durim Rexhepi - qendër (Ferizaj)
Fatons Mustafa – qendër (Theranda) 
Bardhyl Hajdaraj - korrektor (Ferizaj)
Adriatik Kajtazi - pasues (Prishtina Volley) 
Armend Berisha - libero (Ferizaj).

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat