Drita 12 fitore rresht, Ilazi sikur në qiellin e shtatë 

Volejboll

Drita 12 fitore rresht, Ilazi sikur në qiellin e shtatë 

Nga: K.G. Më: 20 shkurt 2021 Në ora: 22:07
Drita 12 fitore rresht, Ilazi sikur në qiellin e shtatë 

Drita nga Gjilani nuk ka të ndalur, sonte ka shënuar edhe fitoren e 12-të me radhë në elitën e volejbollit të Kosovës.

Vashat e Dritës si mysafire triumfuan me rezultat 3:0 (25:20, 25:19, 26:24) ndaj Skenderajt.

Kryetrajneri i Dritës, Lorik Ilazi, është sikur në qiellin e shtatë, i lumtur për fitoren e 12-të. Ai përgëzon vashat për angazhim dhe lojë cilësore.

Drita udhëheq renditjen me 36 pikë apo me 12 fitore rresht. Volejbollistet Dritës deri me tash kanë fituar pikët maksimale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat