Ju ndalohen të vishen....rebelohen

Volejboll

Ju ndalohen të vishen....rebelohen

Nga: K.Goca Më: 28 shkurt 2021 Në ora: 16:31
Ju ndalohen të vishen....rebelohen

Katari po e pret turneun e ardhshëm botëror të beachvolleyt, por rregullat e rrepta për veshje e kanë detyruar medalisten e argjendtë botërore Borger dhe partnerin e saj në dyshe të anulojnë ngjarjen.

Yjet gjermanë të volejbollit Karla Borger dhe Julia Sude janë rebeluar dhe do të bojkotojnë turneun në Katar sepse është i vetmi vend ku lojtarëve u ndalohet të veshin bikini në plazh.

"Ne jemi këtu për të bërë punën tonë dhe dikush po na ndalon të veshim rroba pune", - i tha Borger mediumit “Deutschlandfunk” të dielën, raporton “Vecernj list” nga Kroacia.

“Ky është shteti i vetëm në të cilin qeveria përcakton se si ne do ta bëjmë punën tonë dhe ne nuk pajtohemi me këtë” - tha ajo. 
Muaj mars do të jetë hera e parë që Doha pret një turne në volejboll në rërë për femra.

Lojtaret e volejbollit pretendojnë se ata do të përshtaten në të gjitha vendet, por që Doha është thjesht aq e nxehtë sa bikini janë të nevojshme, dhe ata pyesin veten nëse Katari është vendi i duhur për të mbajtur ngjarje të tilla për shkak të të gjitha akuzave për shkelje të të drejtave të njeriut, por edhe për shkak të kushteve ekstreme.

Lojtareve femra u është kërkuar të veshin këmisha dhe pantallona të gjata sesa bikini të zakonshme, një rregull që Federata Botërore e Volejbollit në plazh FIVB pretendon se është "për respekt të kulturës dhe traditave të vendit mikpritës".

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat