Mimoza emocionohet: Së bashku do të jemi më të fortë se kurrë

Volejboll

Mimoza emocionohet: Së bashku do të jemi më të fortë se kurrë

Nga: K.G. Më: 13 mars 2021 Në ora: 13:40
Mimoza emocionohet: Së bashku do të jemi më të fortë se kurrë

Profesoresha Mimoza Shkodra, ish volejbollistja e Kombëtares së Kosovës, ka fituar edhe një mandat katërvjeçar si nënkryetare e Federatës së Volejbollit të Kosovës, kjo edhe e emocionon shumë, jo për pozitë por për besimin që iu dha nga delegatët e Kuvendit!

 “Të gjithë atyre që vlerësojnë punën e përkushtimin. Të gjithë delegatëve që besuan në mua për nënkryetare të Federatës së Volejbollit të Kosovës edhe për një mandat katërvjeçar. 

Të gjithë atyre që besojnë se votën tuaj e konsideroj bekimin më të shenjtë dhe nuk do ta tjetërsoj e as keqpërdori kurrë.

Të gjithë atyre që vlerësojnë integritetin, besën e dinjitetin dhe e dijnë që do të vazhdoj të jemi zëri juaj në FVK.

Të gjithë atyre që vazhdojnë të besojnë se këto votime janë kërkesa për punë të mira dhe të dinjitetshme.
Faleminderit nga zemra. Secila votë dhe besim i Juaji do të jetë një zë më shumë dhe i dinjitetshëm. Së bashku do të jemi më të fortë se kurrë.

Faleminderit! Le ti futemi punës bashkë sepse të fitosh nuk është gjithçka. Tani fillon vlera e saj. I gjithë volejbolli së bashku!”, ka shkruar Mimoza në profilin e saj në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat