Drita në finale, e bindur se do ta fitojë Kupën e Kosovës

Volejboll

Drita në finale, e bindur se do ta fitojë Kupën e Kosovës

Nga: Kemajl Goca Më: 27 mars 2021 Në ora: 12:43
Drita në finale, e bindur se do ta fitojë Kupën e Kosovës

Drita nga Gjilani, klubi më i organizuar në vend, po i bën të gjitha përgatitjet për ndeshjen finale. 

Drita pa ndonjë mund të madh e mposhti Kastriotin e Ferizajt, me rezultat 3:0 (25:12, 25:11,  25:14).  

Skuadra nga Gjilani është në finale dhe takohet me M-Technologie nga Prishtina.

Drita ka një ekip shumë të mirë, me volejbolliste që bëjnë diferencën dhe beson e shpreson se trofeu do të shkojë në Gjilan.

Kryetrajneri i Dritës, Lorik Ilazi, është optimist se do të arrijnë edhe Kupën, duke iu falënderuar edhe kushteve shumë të mira që iu ka siguruar kryetari i klubit, Jakup Shabani. FInalja luhet sot në orën 15.00.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat