Halime Fetahu - lojtare e Gjeneratës së Republikës: Milicia serbe na ndali e na ...

Volejboll

Halime Fetahu - lojtare e Gjeneratës së Republikës: Milicia serbe na ndali e na ...

Nga: Kemajl Goca Më: 16 prill 2021 Në ora: 14:41
Halime Fetahu - lojtare e Gjeneratës së Republikës: Milicia serbe na ndali e na ...

Volejbolli si çdo sport tjetër ka pasur një rrugëtim sikur nëpër teh të shpatës në vitet e 90-ta, vazhdimisht në presion e të kërcënuar nga pushtuesi serb.

Halime Fetahu i takon Gjeneratës së Republikës dhe ka qenë ndër volejbollistet më të talentuar të asaj kohe, duke luajtur me sukses për KV Studentinnga Dobërçani i Kamenicës.

Ajo është krenare që si e re ishte pjesë e një armate të sportistësh shqiptarë, që i rezistuan regjimit serb. 

“Kemi pas shumë kërcënime dhe shumë raste të rënda.

Në Bresalc kur kanë hy milicia serbe në sallë na kanë ndalur lojën dhe i kanë marrë trajnerët, i kishin pas rrahur.

Edhe pse ata nuk na tregonin për shkak se mendonin se po frikësoheshim, sepse ne ishim shumë të reja.

Ka qenë edhe një rast kur na kanë ndal rrugës duke shkuar në Prishtinë me luajt me Prishtinën. Na kontrolluan çantat dhe na kanë kthyen mbrapa, nuk na kanë lënë me shkuar.

E na kemi rreziku e kemi duke shkuar nga një rrugë tjetër. Na thanë nëse edhe një herë iu takojmë, do të na i marrin fanellat”, tregon Fetahu për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Ish volejbollistja sot është krenare që i ishte pjesë e gjeneratës së sakrificës dhe iu kundërvu regjimit serb.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat