Driton Bajraliu: Policia serbe më kapi në rrugë, donte që më zor të më dërgonte në ushtri...

Volejboll

Driton Bajraliu: Policia serbe më kapi në rrugë, donte që më zor të më dërgonte në ushtri...

Nga: Kemajl Goca Më: 18 prill 2021 Në ora: 19:31
Driton Bajraliu

Vite më të rënda, vitet e 90-ta (1991-1999), ku jeta e secilit shqiptar ishte e rrezikuar nga regjimi kriminal serb. 

Edhe sportistët përjetuar tortura të llojllojshme, përveç që i dëbuan nga stadiumet dhe palestrat sportive, edhe i keqtrajtoni, i rrihni dhe i arrestonin e disa edhe i burgosën.

Driton Bajraliu i takon Gjeneratës së Republikës dhe ka qenë prej volejbollistëve më të talentuar të viteve të 90-ta, që me sukses ka luajtur për Dritën nga Gjilani. 

Ai tregon një rast interesant, se si policia e okupatorit serb, tentoi ta lidhte dhe ta dërgonte me zor në shërbim ushtarak në vitin 1992.  

“Në vitin 1992 jam ndalu në Gjilan, rrugës për stërvitje e kanë dashtë me më marr në shërbim ushtarak, pasi që isha i gjatë me trup, po pasi e pan moshën që isha 16 vjeç, me liruan”, tregon Bajraliu për gazetën kombëtare “Bota sot”. 

Bajraliut si sot i kujtohen kërcënimet nga milicia e regjimit serb dhe si ua ndërpriste ndeshjet.

“Në Gadime u dashtë mi ndërpre ndeshjet shkaku i policisë serbe, aty e di qe i kanë marr ne pyetje Fejzullah Ademin edhe një të Gadimes (emri nuk më kujtohet). 

Ka pas rast edhe në Prishtinë që kemi dalur nga dritaret në grupe, 2-3 veta, që mos me ditë që jem sportistë”, kujton Bajraliu atëkohë të rëndë.

Bajraliu ka qenë pjesë e Kombëtares së Kosovës nga viti 1995 deri 2004, me Dritën fitues i Kupës dhe kampion i Kosovës.

Përveç si volejbollist, një kohë ka punuar trajner së bashku me Lorik Ilazin dhe po ashtu ka qenë gjyqtar i sportit skofiar, tani jeton e vepron në Suedi.

Ai është krenar që i takoi Gjeneratës së sakrificës dhe së bashku me një armatë sportistë iu kundërvunë regjimit serb.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat