Feronikeli, klub me një numër të lojtarëve të talentuar 

Volejboll

Feronikeli, klub me një numër të lojtarëve të talentuar 

Nga: K.Goca Më: 25 prill 2021 Në ora: 14:08
Feronikeli, klub me një numër të lojtarëve të talentuar 

Feronikeli nga Drenasi, nuk ka as një vit që u themelua, por po tregon rezultate shumë të mira në volejboll në konkurrencën e meshkujve. 

Komplet sezonin pranveror e kanë zhvilluar pa asnjë humbje, 6 ndeshje 6 fitore. Janë klub i ri dhe premtues, me trajner Elmi Zymberi.

“KV Feronikeli nga Drenasi i themeluar në shtator 2020, sezonin pranveror i ka 6 ndeshje dhe 6 fitore. Është bërë punë e madhe në klub.

Synimet jam realizuar sipas planprogramit”, tha kryetari i klubit, Abedin Mehani për gazetën “Bota sot”.

Lista e volejbollistëve: Trajner Elmi Zymeri, kapiten Leotrim Elshani, Djellon Bylykbashi, Dituran Thaçi, Ervin Ilazicani, Gentrit Franca, Valdet Shala, Endrit Syla, Dion Kastrati, Qëndrim Rukiqi, Florent Podrimçaki, Blerton Prokshi, Drenis Prokshi dhe Shkëlqim Istogu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat