Kombëtarja e Shqipërisë gati për Europianin

Volejboll

Kombëtarja e Shqipërisë gati për Europianin

Më: 5 maj 2021 Në ora: 11:51
Kombëtarja e Shqipërisë gati për Europianin

Kombëtarja e meshkujve në volejboll është nisur për në Sllovaki, ku nesër (më 6 maj) do të nisë aventurën e saj në eliminatoret e Europianit 2021. Shqipëria e drejtuar nga trajneri Jani Melka ndodhet në Grupin E eliminator, së bashku me Rumaninë, Zvicrën dhe Sllovakinë, rivale të forta.

Sipas formulës, ekipet do të luajnë me sistem grumbullimi, ku tri sfidat e para do të zhvillohen më datat 6-8 maj në Sllovaki. Ndërsa tri ndeshjet e kthimit do të luhen pas një jave, 14-16 maj, në Rumani. Në këto eliminatore, për kuqezinjtë mungon kapiteni Gazmend Husaj, i dëmtuar në këmbën e majtë.

Shqipëria do të tentojë të bëjë një paraqitje të mirë në këto eliminatore, duke shpresuar edhe te kualifikimi. Kuqezinjtë janë stërvitur për gati 3 javë në kryeqytet (zhvilluan edhe një miqësore me Malin e Zi, që fitoi 3-1), por fakti se volejbolli në vendin tonë ka qenë pushim për një vit prej pandemisë ka ndikuar në formën fizike të lojtarëve.

Faza e parë, Sllovaki 6-8 maj

6 maj, Rumani – Shqipëri, 19:00

7 maj, Zvicër – Shqipëri, 17:30

8 maj, Shqipëri – Sllovaki, 20:30

Faza e dytë, Rumani 14-16 maj

14 maj, Shqipëri – Rumani, 17:00

15 maj, Shqipëri – Sllovaki, 20:00

16 maj, Zvicër – Shqipëri, 20:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat